Policia nigeriane ka hapur zjarr në një tubim paqësor të myslimanëve shi'itë që shënojnë Arbainin, ditën e 40-të pas përvjetorit të martirizimit të Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), duke vrarë tetë persona dhe duke plagosur një numër të tjerë në kryeqytetin Abuxha.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vuri në dukje sulmet propaganduese të armiqve kundër popullit të Iranit për të ushtruar ndikim mbi opinionin publik me anë të metodave dhe mjeteve të ndryshme dhe tha se iniciativat shpjeguese dhe prezantuese neutralizojnë sulmet propaganduese të armiqve.
Organizata e Njësive të Mobilizimit të Popullit irakian e njohur si Hashad al-Shabi njoftoi në një deklaratë të martën mbrëma se plani i terroristëve të ISIS për të sulmuar pelegrinët e Arbainit Huseinit u neutralizua.
Ceremonitë e zisë u mbajtën në të gjithë Iranin të enjten për të shënuar përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (a.s.), nipit të Profetit Muhamed (s.a.v.s.) dhe Imamit të tretë të myslimanëve shi'itë.
Myslimanët në të gjithë botën përkujtuan Arbainin, ditën e 40-të pas martirizimit të Imamit të tretë të myslimanëve shi'itë Imam Husenit (as) mes kufizimeve të lidhura me koronavirusin të vendosura nga Iraku mbi numrin e pelegrinëve të huaj.
Ceremonia e këndimit të lutjes së Arbainit është zhvilluar sot në husejnijen "Imam Khomejni (ra) në prani të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.
Irani islamik, në natën e Arbainit Huseinian, që shënon të dyzetat e martirizimit të Imam Huseinit (as), Imami i tretë i myslimanëve shi'itë të botës dhe shokëve të tij besnikë, është zhytur në zi dhe matem.
Prefektura e Qerbelasë njoftoi se numri i pelegrinëve që sivjet morën pjesë në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit(as) ka kaluar numrin e 17 milion njerëzve.
Ceremonia e Arbainit për martirizimin e imam Huseinit (as), është organizuar në shumë qytete të vendeve evropiane si në Britani, Ukrainë, Bjellorusi, Slloveni dhe Rusi.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi dërguar për presidentin dhe kryeministrin e Irakut, ka falënderuar kontributin dhe punën e popullit dhe të autoriteteve shtetërore dhe fetare të Irakut për garantimin e sigurisë së plotë dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për vizitorët e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.).