-
Qeveria e Kosovës pret ndryshime pozitive për liberalizimin e vizave
Nëntor 01, 2021 09:08Qeveria e Kosovës është duke pritur ndryshime pozitive të vendeve skeptike të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave. Në ekzekutiv shprehën të bindur se në shtatë muaj qeverisje kanë treguar qëllimet e tyre të qarta për luftimin e krimit, korrupsionit dhe reformën e sistemit të drejtësisë.
-
Deklarata tendencioze e liderëve të 4 vendeve perëndimore për marrëveshjen bërthamore
Tetor 31, 2021 16:30Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë i kërkuan Iranit të rifillonte bisedimet bërthamore me mirëbesim për t'i hapur rrugën kthimit të Uashingtonit në marrëveshjen bërthamore.
-
Polonia do të ndërtojë mur kundër emigrantëve
Tetor 30, 2021 16:54Edhe Polonia është detyruar të përballet me një fluks të shtuar të emigrantëve duke u pasuar dhe me një krizë marrëdhënies në rajon.
-
Evropa dhe Talebanët kërkojnë të marrin pjesë në samitin e vendeve fqinjë të Afganistanit
Tetor 30, 2021 11:15Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se autoritetet përkatëse do të shqyrtojnë kërkesën e Bashkimit Evropian dhe grupit Taleban për të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të vendeve fqinjë të Afganistanit.
-
Bashkimi Evropian ka anuluar paralajmërimin për fluturimet mbi qiellin e Iranit
Tetor 30, 2021 11:01Shefi i Organizatës së Transportit Ajror të Iranit deklaroi se Agjencia e Sigurisë së Linjave Ajrore të Bashkimit Evropian ka anuluar paralajmërimin për rrezik në hapësirën ajrore të Iranit.
-
Kërkohet strategji dhe unitet politik për të iu kundërvë Serbisë
Tetor 30, 2021 10:46Lufta serbe kundër shtetësisë së Kosovës, kërkohet strategji dhe unitet politik në Prishtinë
-
BE: Takimi i dobishëm i Brukselit ndihmoi në përcaktimin e një rruge përpara për të rifilluar bisedimet me Iranin
Tetor 29, 2021 16:54Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se një takim i fundit midis negociatorit kryesor të Iranit dhe zëvendësshefit të politikës së jashtme të BE-së në Bruksel ishte "i dobishëm" pasi Teherani dhe fuqitë botërore kërkojnë të caktojnë një datë për rifillimin e bisedimeve në Vjenë për heqjen e sanksioneve.
-
12 shtete evropiane kritikojnë ndërtimin e kolonive të reja të regjimit sionist
Tetor 29, 2021 12:25Gjermania dhe 11 shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropiane kanë kritikuar ashpër planin për ndërtimin e kolonive të reja të regjimit sionist në territoret e pushtuara në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
-
Gabriel Escobar: BE të çelë negociatat me Shqipërinë dhe RMV brenda vitit
Tetor 29, 2021 06:02Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës, Gabriel Escobar tha sot që negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, do të ishte mirë të nisnin brenda këtij viti, gjatë një raportimi përpara senatorëve amerikanë.
-
Borrell dhe kryeministri palestinez flasin për veprimet e paligjshme të regjimit sionist
Tetor 28, 2021 05:39Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell u takua me kryeministrin e Autoritetit Palestinez Muhamed Ashti në Bruksel për të diskutuar situatën në rajon, duke përfshirë këtu edhe veprimet e paligjshme të regjimit sionist në Palestinën e pushtuar.