-
Nisin negociatat për Brexit
Qershor 19, 2017 13:08Sot kanë nisur negociatat në mes të zyrtarëve britanikë dhe atyre të Bashkimit Evropian për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Sekretari për Brexit, David Davis do të përfaqësojë Britaninë në këto bisedime, të cilat vijnë gati një vit pasi britanikët tronditën botën duke votuar largimin nga BE-ja.
-
Zjarri në Londër, protestuesit mësyjnë bashkinë
Qershor 16, 2017 20:16Protestuesit që kërkonin ndihmë, për ata që u prekën nga zjarri në kullën “Grenfell”, hynë me forcë në Bashkinë e Kensingtonit dhe Chelseat, ku paraqitën një listë me kërkesa.
-
Viktimat e Londrës nga zjarri nuk do të identifikohen kurrë
Qershor 16, 2017 13:15Viktimat e kullës “Grenfell” mund të mos identifikohen kurrë të gjitha. Policia londineze paralajmëron se kjo mund të jetë një detyrë e pamundur për të.Plot 30 të vdekur është bilanci zyrtar i tragjedisë, por të zhdukurit nga zjarri, që shkrumboi ndërtesën shumëkatëshe në perëndim të kryeqytetit britanik, janë me dhjetëra, e mes tyre ka edhe familje të tëra.
-
Britania nuk negocion për Brexit pa diskutuar bashkëpunimin me BE-në
Qershor 16, 2017 13:14Britania e Madhe ka thënë të premten se asnjë marrëveshje nuk mund të nisë për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian nëse nuk merret parasysh bashkëpunimi i ardhshëm me vendet anetare te BE.
-
Brexit temë kryesore e takimit të zyrtarëve anglezë dhe francezë
Qershor 15, 2017 02:35Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se dyert e BE-së do të mbeten të hapura për Britaninë gjatë negociatave për “Brexit”-in që do të nisin javën e ardhshme.
-
Mundësia e zgjedhjeve të reja në Britani
Qershor 12, 2017 16:24Në fillim të muajit maj askush nuk e besonte se gara në zgjedhjet e parakohshme në Britani do të përfundonte kaq e ngushtë, ndërkohë që disa flisnin paradoksalisht për fitore plebishitare.
-
Arrestohet një tjetër i dyshuar për sulmet në Londër
Qershor 12, 2017 13:39Policia angleze njoftoi arrestimin e një të dyshuari mbi sulmet në Londër.
-
Humbja e madhe e Theresa May në zgjedhje
Qershor 10, 2017 04:31Theresa May kryetare e partisë konservatore në Angli, përkundër asaj që priste nga zgjedhjet e parakohshme në këtë vend, nuk ka marrë shumicën e votave dhe është detyruar që të formojë qeverinë në koalicion me një tejtër parti irlandeze. Për shumë analistë politikë, rezultati i zgjedhjeve në Angli konsiderohet humbje e madhe për kryeministren Theresa May.
-
Çfarë ndodh pas votës së të enjtes në Britani?
Qershor 09, 2017 20:05Paradoksalisht, kryeministrja britanike Theresa May, pas rezultatit shokues të zgjedhjve të së enjtes, do të ketë të njëjtin numër votash në një koalicion të ri me partinë demokratike të unionistëve, që janë mbështetësit e qëndrimit të Irlandës së Veriut nën kontrollin britanik.
-
May përpiqet të formojë qeverinë e re me unionistët irlandezë
Qershor 09, 2017 16:57Me 319 ndenjëse në Parlament, Partia Konservatore e Theresa May konfirmohet forcë e parë në Britaninë e Madhe, por qeveria e re britanike do të jetë në koalicion me Partinë Demokrate për Bashkimin.