-
Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca i bëjnë thirrje Iranit që të ndryshojë vendimin për pasurimin e uraniumit
Korrik 07, 2019 17:02Franca, Britania dhe Gjermania, tre nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, i kanë kërkuar Republikës Islamike të ndryshojë vendimin e saj për të pasuruar uraniumin përtej kufijve të vendosur në marrëveshje.
-
Zarif: Irani e konsideron të rezervuar të drejtën e vet në përballje me terrorizmin ekonomik të Amerikës
Korrik 07, 2019 14:56Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Teherani e konsideron të rezervuar të drejtën e vet për të ndërmarrë veprime ligjore në kuadër të marrëveshjes bërthamore me qëllim të mbrojtjes së interesave të veta në përballje me terrorizmin ekonomik të Amerikës.
-
Qasja kontradiktore e Macron ndaj reduktimit të zotimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore
Korrik 07, 2019 14:40Presidenti i Francës i cili në një bisedë telefonike me presidentin e Republikës Islamike të Iranit i konsideroi të pasuksesshme dhe të pamjaftueshme veprimet e Evropës për të kompensuar sanksionet e Amerikës kundër Iranit, me një qasje kontradiktore ka reaguar ndaj vendimit të Iranit për reduktimin e zotimeve.
-
Kamalvandi: Irani ka filluar procesin e pasurimit të uraniumit mbi 3.67
Korrik 07, 2019 12:16Zëdhënësi i Organizatës për Energji Atomike të Iranit bëri të ditur fillimin e hapit të dytë të reduktimit të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi se Irani ka filluar procesin për pasurimin e uraniumit mbi nivelin 3.67.
-
Fillon hapi i dytë i reduktimit të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore
Korrik 07, 2019 11:49Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit vuri në dukje përfundimin e afatit 60 ditor të Teheranit që i ka dhënë palëve evropiane për zbatimin e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi se Irani për arsye se palët evropiane nuk kanë plotësuar kërkesat e Republikës Islamike të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, do të marrë hapin e dytë.
-
Tulsi Gabbard: Dalja e Amerikës nga marrëveshje bërthamore ishte gabim
Korrik 07, 2019 10:51Tusli Gabbard, anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës dhe kandidate për zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë, e ka quajtur gabim daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe ka theksuar se ekzistenca e kësaj marrëveshja është më e mirë se mosekzistenca e saj.
-
Zbulohen masat e tjera të Iranit lidhur me marrëveshjen bërthamore
Korrik 07, 2019 04:32Njëkohësisht me përfundimin e afatit 60-ditor të Iranit për vendet evropiane, Irani sot do të shpallë masat e reja të tij për uljen e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
-
Irani mund të rrisë nivelin e pasurimit të uraniumit në 5%
Korrik 06, 2019 17:25Një zyrtar i lartë iranian tha se Irani mund të rrisë nivelin e uraniumit të pasuruar në të paktën pesë për qind që nga 7 korriku, si pjesë e një vendimi për të reduktuar angazhimet e tij nën një marrëveshje bërthamore të vitit 2015.
-
Rusia kritikon shkeljen e premtimeve dhe zotimeve të Evropës për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Korrik 06, 2019 05:27Pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, trojka evropiane e përbërë nga Gjermania, Franca dhe Britania së bashku me anëtarët e tjerë të grupit 4+1, theksuan domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore dhe kanë premtuar për gjetjen e rrugëve efektive në këtë aspekt.
-
Franca premton kryerjen e transaksionit të parë me anë të mekanizmit INSTEX
Korrik 05, 2019 03:55Ministri francez i Financave dhe Ekonomisë Bruno Le Maire thotë se shpreson që mekanizmi financiar i posaçëm i krijuar nga autoritetet evropiane me Iranin, i njohur si Instex, do të përfundojë transaksionin e parë në ditët në vijim.