-
BE përkrah fuqishëm marrëveshjen bërthamore
Tetor 16, 2017 14:08Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë riafirmuar mbështetjen e tyre për marrëveshjen historike bërthamore midis Iranit dhe vendeve të grupit G5 + 1, duke thënë se marrëveshja po funksionon dhe është një pjesë kyçe e përpjekjeve për mospërhapjen e armëve atomike.
-
Boruxherdi: Aftësia raketore e Iranit në asnjë mënyrë nuk mund të negociohet
Tetor 16, 2017 12:25Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin e Iranit deklaroi se shkelja e marrëveshjeve bërthamore nga ana e Amerikës, nuk do t'i japë motiv Iranit për vazhdimin e rrugës për zbatimin e marrëveshjes bërthamore.
-
Gjermania përsëri paralajmëron për qasjen e Trump kundër marrëveshjes bërthamore
Tetor 16, 2017 12:03Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë edhe një herë ka paralajmëruar për pasojat e daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore.
-
Ministri i jashtëm i Francës: Shpresojmë që Kongresi i Amerikës të mos e rrezikojë marrëveshjen bërthamore
Tetor 16, 2017 10:05Jean-Yves Le Drian është shprehur optimist që Kongresi i Amerikës në vendimin e ardhshëm në lidhje me marrëveshjen bërthamore Iranit-Grupi 5+1, nuk do ta ndjekë rrugën e Trump dhe nuk do ta rrezikojë këtë marrëveshje.
-
Larixhani: Irani nëse nuk përfiton nga marrëveshja bërthamore, do të bëjë rishikim në vendimin e tij
Tetor 16, 2017 09:23Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit theksoi se Teherani nëse nuk përfiton nga marrëveshja bërthamore, do ta rishikojë vendimin e tij në lidhje me këtë marrëveshje.
-
Zarif paralajmëron Amerikën, rreth largimit nga marrëveshja bërthamore
Tetor 16, 2017 05:38Qëndrimi i fundit i presidentit amerikan Donald Trump lidhur me marrëveshjen bërthamore dëshmon për faktin se Trump me gjithë mbështetjen e vendeve evropiane ndaj marrëveshjes bërthamore dhe me gjithë mbështetjen e disa funksionarëve të lartë amerikanë ndaj kësaj marrëveshjeje, ai refuzoi të konfirmojë zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të kësaj marrëveshjeje.
-
Nanci Pelosy kritikon veprimtarinë e presidentit amerikan
Tetor 16, 2017 05:38Nanci Pelosy, kryetare e grupit demokrat në kongresin amerikan ka kritikuar vendimin e marrëë nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me marrëveshjen bërthamore.
-
Sekretari amerikan i thesarit ndjek Donald Trump
Tetor 16, 2017 05:38Sekretari amerikan i thesarit ka ndjekur presidentin amerikan Donald Trump në deklaratat e tij anti-iraniane dhe ka thënë se Irani ka shkelur sanksionet e OKB.
-
Larixhani: Fjalimi i Trump u diktua nga Izraeli dhe Arabia Saudite
Tetor 15, 2017 16:07Kryetari i Parlamentit iranian Ali Larixhani deklaroi se fjalimi i fundit i presidentit të SHBA, Donald Trump, tregoi gjurmë të forta të lobimit nga regjimi izraelit dhe Arabia Saudite.
-
Merkel dhe May përkrahin marrëveshjen bërthamore me Iranin
Tetor 15, 2017 16:14Britania dhe Gjermania kanë përsëritur angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe vendeve të grupit G 5 + 1, pavarësisht refuzimit të Presidentit të SHBA Donald Trump për të vërtetuar marrëveshjen, deklaroi zëdhënësja e qeverisë britanike.