-
Në Vjen mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Iran-G 5+1
Prill 25, 2017 15:54Takimi i shtatë i Komisionit të Përbashkët Iran-G 5+1, i cili monitoron zbatimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe grupit G 5+1, është mbajtur në kryeqytetin austriak Vjenë.
-
Ministri i Jashtëm suedez: Evropa është e vendosur për zbatimin e marrëveshjes bërthamore
Prill 25, 2017 15:54Ministri i jashtëm suedez ka thënë: Evropa do të zbatojë në mënyrë të plotë marrëveshjen bërthamore të lidhur mes Iranit dhe G 5+1.
-
Uashingtoni: Amerika respekton marrëveshjen bërthamore
Prill 25, 2017 03:31Zëdhënësi i përkohshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi se Uashingtoni deri në fund të procesit për shqyrtimin e marrëveshjes bërthamore, do t'i zbatojë angazhimet e veta në kuadër të kësaj marrëveshje.
-
Erakçi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shmangin mashtrimin nga adresat e gabuara
Prill 22, 2017 15:15Zëvendësministri i Jashtëm për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare, Abas Erakçi tha të shtunën se administrata amerikane duhet të jetë vigjilente që të mos jetë e bllokuar me adresat e gabuara dhe dosjet mashtruese të organizuara nga terroristët dhe mbështetësit e tyre rajonalë për të promovuar Iranofobinë në rajon.
-
Zarif: Amerika ka shkelur edhe shpirtin edhe letrën e marrëveshjes bërthamore
Prill 21, 2017 14:16SHBA deri më tani nuk kanë vepruar në përputhje me letrën dhe frymën e marrëveshjes bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore, ka thënë ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif.
-
Zarif reagon ndaj deklaratave të ashpra të sekretarit amerikan të shtetit
Prill 21, 2017 03:18Ministri i punëve të jashtme të Iranit të enjten në mbrëmje në përgjigje të deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit kundër Iranit, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Akuzat e pabaza të Amerikës nuk mund të mbulojnë pohimet e Uashingtonit se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe Uashingtoni ka për obligim zbatimin e angazhimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore".
-
Trump kërkon rishikimin e marrëveshjes bërthamore
Prill 19, 2017 03:36Presidenti i Amerikës ka kërkuar rishikimin e marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1.
-
Kasemi: Programi raketor i Iranit nuk ka lidhje me marrëveshjen bërthamore
Prill 13, 2017 03:58Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se programi raketor i Iranit nuk ka lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe theksoi se Irani është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që ka për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe për të ngritur nivelin e paqes dhe stabilitetit rajonal.
-
Trump: Marrëveshja bërthamore, marrëveshja më e keqe e mundshme
Prill 06, 2017 03:46Presidenti i Amerikës në vazhdim të politikave të tij armiqësore kundër Republikës Islamike të Iranit të mërkurën në një konferencë për shtyp të përbashkët me Abdullah i II-të, mbreti i Jordanisë, deklaroi se marrëveshja bërthamore është marrëveshja më e keqe që ka parë në jetën e tij. Në një kohë që Trump e kundërshton këtë marrëveshje, Bashkimi Evropian, Irani, Franca, Britania e Madhe, Kina, Gjermania dhe Rusia theksojnë në domosdoshmërinë e zbatimit të kësaj marrëveshje.
-
Marrëveshja bërthamore fuqizoi Iranin dhe ka vështirësuar sanksionet
Mars 28, 2017 03:36Niky Hally, përfaqësuese e SHBA në OKB, duke deklaruar se marrëveshja bërthamore e ka fuqizuar Iranin dhe e ka vështirësuar sanksionimin e këtij vendi, shtoi se anëtarët e KS të OKB e përkrahin marrëveshjen bërthamore me Teheranin dhe nuk po bashkëpunojnë me Uashingtonin.