-
Përfaqësia e Iranit në Kombet e Bashkuara dënon agresionin ushtarak të SHBA-së dhe Britanisë kundër Jemenit
Janar 13, 2024 05:14Përfaqësia e Iranit në Kombet e Bashkuara dënoi agresionin ushtarak kundër Jemenit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar dhe deklaroi: Veprimet e paligjshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk janë të autorizuara sipas ligjit ndërkombëtar.
-
Kanani: Rezoluta e hartuar nga SHBA për Detin e Kuq synon të mbrojë Izraelin
Janar 12, 2024 16:24Ministria e Jashtme iraniane tha se rezoluta e hartuar nga SHBA për Detin e Kuq, e cila është miratuar së fundmi nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka për qëllim mbrojtjen e Izraelit dhe mbështetjen e luftës së tij gjenocidale në Gaza.
-
Irani thotë se bota duhet të ngrejë zërin për drejtësi
Janar 12, 2024 16:23Misioni i përhershëm i Iranit në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë ka kritikuar dekada të krimeve të Izraelit kundër palestinezëve, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ngrejë zërin për drejtësi.
-
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët: Gaza është bërë një vend i pabanueshëm
Janar 10, 2024 05:51Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët njoftoi se Gaza nuk është më i banueshëm për shkak të sulmeve të regjimit sionist.
-
Irani paralajmëron Amerikën për çdo veprim provokues në rajon
Janar 09, 2024 05:54Duke hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara dhe regjimit izraelit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Detin e Kuq, ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara paralajmëroi kundër çdo veprimi provokues ose të papërgjegjshëm të Shteteve të Bashkuara që mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në rajon.
-
UNRWA: Shumë nga njerëzit e zhvendosur të Gazës flenë në rrugë
Janar 08, 2024 05:12Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Palestinezët thotë se strehimoret e organizatës nuk kanë më vend për refugjatët.
-
Lazzarini: Populli i Gazës është subjekt i ndëshkimit kolektiv
Janar 05, 2024 04:23Komisioneri i Përgjithshëm i agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNRËA paralajmëroi se banorët e Gazës janë subjekt i ndëshkimit kolektiv dhe vetëm sasi të vogla të ndihmave humanitare lejohen të hyjnë në këtë rajon.
-
Kombet e Bashkuara kundërshtojnë zhvendosjen e banorëve të Gazës
Janar 05, 2024 04:23Komisioneri i Lartë i Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut hodhi poshtë deklaratat e autoriteteve të Tel Avivit për zhvendosjen e banorëve të Gazës.
-
Raportuesi special i OKB-së e quajti "gjenocid" dëbimin e detyruar të banorëve të Gazës.
Janar 04, 2024 05:12Raportuesi Special i OKB-së deklaroi se dëbimi dhe shpërngulja me forcë e banorëve të Gazës është "gjenocid" dhe paralajmëroi vendet e tjera që të mos marrin pjesë në një aksion të tillë.
-
Irani rezervon të drejtën për të ndjekur rastin e vrasjes së gjeneralit Kasem Soleimani
Janar 02, 2024 16:36Kreu i misionit iranian në Kombet e Bashkuara tha se Irani rezervon të drejtën për të ndjekur rastin e vrasjes së vitit 2020 nga qeveria amerikane të gjeneralit Kasem Soleimani, komandanti i atëhershëm i Forcave Kuds të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik.