Janar 29, 2024 08:30 Europe/Tirane
  • Përfaqësia e Iranit në Kombet e Bashkuara: Irani nuk ka asnjë lidhje me sulmet kundër forcave amerikane

Delegacioni i Iranit në Kombet e Bashkuara pas një sulmi me dron ndaj forcave amerikane në Jordaninë verilindore pranë kufirit sirian, që vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi 34 të tjerë ka njoftuar: Irani nuk ka asnjë lidhje me këto sulme.

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara të dielën në një bisedë me një gazetar të IRNA njoftoi: Irani nuk ka asnjë lidhje me këto sulme dhe konflikti është midis Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe grupeve të rezistencës në rajon, të cilët po luftojnë njëri-tjetrin. Ndërkohë, “Adam Smith”, përfaqësues demokrat dhe anëtar i Komitetit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, bëri të ditur se nuk duket se Irani ka urdhëruar drejtpërdrejt këto sulme. Ndërkaq, Adam Smith tha se sulmi i fundit është një përshkallëzim i rrezikshëm i situatës në rajon dhe është e nevojshme që ne të përgjigjemi. Ky reagim është lëshuar pas sulmit ndaj forcave amerikane në Jordani. Në të njëjtën kohë, burimet amerikane kanë pretenduar se mbështetja e Iranit për forcat që sulmuan bazën amerikane në Jordani nuk do të thotë domosdoshmërisht se sulmi është kryer nga Teherani.

Tags