-
Momenti Saigon i Uashingtonit në Kabul
Gusht 23, 2021 10:02SHBA pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001 pushtuan Afganistanin. Ai kishte për qëllim zhdukjen e sundimit të talebanëve në Afganistan. SHBA pretendoi se misioni i saj ishte të sillte paqen dhe të drejtat e njeriut në Afganistan. Por gjatë 20 viteve të fundit, ushtria amerikane vrau me mijëra civilë afganë.
-
Shkëmbim zjarri në aeroportin e Kabulit
Gusht 23, 2021 20:14Një shkëmbim zjarri u regjistrua mëngjesin e së hënës në aeroportin e Kabulit mes forcave afgane të sigurisë, trupave gjermane dhe atyre amerikane me disa sulmues të panjohur.
-
Talebanët u kujtojnë amerikanëve afatin e largimit
Gusht 23, 2021 19:08Afati për tërheqjen e trupave nga Afganistani është vetëm pak ditë larg dhe evakuuimi i dëshpëruar i njerëzve po përballet me zvarritje të mëdha.
-
Reagim i fortë ndaj talljeve të talebanëve me amerikanët
Gusht 23, 2021 07:51Publikimi i një fotografie tallëse të talebanëve kundër forcave amerikane në mediat sociale dhe media të ndryshme ka shkaktuar një valë zemërimi në Shtetet e Bashkuara.
-
Putin: Nuk duam militantë nën petkun e refugjatëve
Gusht 22, 2021 20:20Presidenti rus Vladimir Putin ka denoncuar politikën e Perëndimit për dërgimin e njerëzve të evakuuar nga Afganistani në vendet fqinje të Azisë Qendrore, duke theksuar se ai nuk dëshiron që militantët të hyjnë fshehurazi në rajon nën maskën e refugjatëve pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.
-
Ahmad Masud: Nuk do t’u dorëzohemi talebanëve
Gusht 22, 2021 20:18Djali i Ahmad Shah Masood, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës ndaj sovjetikëve në Afganistan në vitet 1980, tha se “nuk do t’ua dorëzonte zonat nën kontrollin e tij, talebanëve”.
-
Evropa të ndihmojë refugjatët afganë për të shmangur krizën
Gusht 22, 2021 20:17Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi ka thënë se nuk pret që një numër i madh refugjatësh nga Afganistani të mbërrijnë në Evropë, për sa kohë që u sigurohet shpejt ndihmë atyre që largohen nga vendi.
-
Ushtarët turq në Kabul: Në rast kërcënimi, tërhiqemi brenda 24 orëve
Gusht 22, 2021 20:17"Nëse shohim një kërcënim, ndonjë rrezik, ne do të tërhiqemi brenda 24 orëve nga Kabuli," tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.
-
Qytetarët afganë vërsulen drejt aeroportit të Kabulit
Gusht 22, 2021 20:04Qytetarët afganë vërsulen drejt aeroportit të Kabulit për të ikur nga vendi.
-
Gjermania gjithashtu u kërkoi qytetarëve të saj që të mos paraqiten në aeroportin e Kabulit
Gusht 22, 2021 08:20Ambasada gjermane paralajmëroi qytetarët e saj që të mos largohen nga Afganistani për shkak të pranisë së forcave talebane pranë aeroportit të Kabulit.