-
Turqia reagon ndaj Netanjahut për deklaratën e aneksimit të Bregut Perëndimor
Prill 07, 2019 17:36Turqia ka kritikuar ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për premtimin për të aneksuar vendbanimet në Bregun Perëndimor nëse rizgjidhet, duke thënë se deklarata "e papërgjegjshme" nuk do të ndryshojë statusin e territorit të pushtuar palestinez.
-
Erdogan akuzon SHBA dhe Evropën për 'ndërhyrje' në punët e brendshme të Turqisë
Prill 06, 2019 17:09Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për "ndërhyrje" në punët e brendshme të Turqisë, pasi aleatët e saj perëndimorë kanë publikuar deklarata pas sfidës së Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në rezultatet e zgjedhjeve lokale.
-
Me gjithë presionet e Amerikës, Erdogan i vendosur për të blerë sistemin S-400
Prill 06, 2019 03:47Dorëzimi i sistemit raketor të mbrojtës S-400 nga Rusia për Turqinë mund të jetë pjesë e agjendës në takimin e liderëve të dy shteteve, tha Yury Ushakov, ndihmësi i presidentit rus, raporton Anadolu Agency (AA).
-
Erdogan: Turqia ka filluar pagesat për sistemet S-400 të Rusisë
Prill 05, 2019 16:55Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Turqia vazhdon të bëjë pagesa në kuadrin e një marrëveshje me Rusinë për të blerë sisteme të avancuara të raketave të mbrojtjes ajrore S-400, të cilat Uashingtoni ka paralajmëruar se mund ta vënë Ankaranë përballë sanksioneve të SHBA.
-
Ankaraja: SHBA duhet të zgjedhë mes Turqisë dhe terroristëve
Prill 05, 2019 04:34Turqia është kundërpërgjigjur ndaj një ultimatumi të SHBA që Ankaraja të ndalë blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 ose të rrezikojë anëtarësimin e saj në NATO, duke thënë se është Uashingtoni që "duhet të zgjedhë" midis një aleati si Turqia dhe "terroristëve".
-
Turqia nuk pranon të tërhiqet nga marrëveshja e armëve me Rusinë
Prill 03, 2019 16:24Turqia nuk do të tërhiqet nga një marrëveshje e madhe armësh me Rusinë, pavarësisht pezullimit nga SHBA të pjesëmarrjes së Ankarasë në programin e avionit F-35, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
-
Amerika ndërprenë procesin e shitjes së pajisjeve të avionëve F-35 Turqisë
Prill 03, 2019 12:38Në reagim ndaj programit të Turqisë për të blerë sistemin raketor S-400 nga Rusia, Uashingtoni ka ndërprerë eksportimin e pajisjeve të avionëve luftarakë F-35 në Ankara.
-
Për shkak të sistemeve ruse S-400, SHBA bllokon dërgesat e pajisjeve për avionët F-35 në Turqi
Prill 02, 2019 03:17Shtetet e Bashkuara kanë ndalur dërgimin e pajisjeve për avionët F-35 në Turqi për shkak të bashkëpunimit ushtarak të këtij vendi me Rusinë.
-
Partia e Erdogan fiton zgjedhjet vendore
Mars 31, 2019 16:41Në një kohë kur procesi i votimit për zgjedhjet vendore në Turqi është mbyllur, exit pollet e para tregojnë se partia në pushtet e Presidentit Erdogan, AK Parti, po udhëheq në kryeqytetin Anakara dhe në qytetin më të madh të vendit që është Stambolli.
-
Turqia krijon qendër operative pranë kufirit me Sirinë
Mars 31, 2019 16:32Ministri turk i mbrojtjes dhe komandantët e ushtrisë turke kanë vizituar njësitë ushtarake të vendosura në kufirin me Sirinë.