-
Çdo provokim apo veprim i paligjshëm amerikan kundër Iranit do të trajtohet në mënyrë të prerë
Prill 27, 2020 17:02Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit deklaroi se prania e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në rajonin e Azisë Perëndimore ka qenë burimi i pasigurisë për vendet e rajonit, duke paralajmëruar se çdo veprim provokues nga forcat amerikane do të përballet me përgjigjen kategorike të Forcave të Armatosura të Iranit.
-
Admiral Sajari: Të gjitha nevojat e forcave të armatosura të Iranit, plotësohen me prodhimet vendore
Prill 26, 2020 09:32Shefi për çështje koordinuese të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës në projektin e prodhimit të destrojerit “Damavand”, deklaroi se forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit kanë arritur në një pozitë që të gjitha nevojat e veta i plotësojnë me prodhimet dhe projektimet vendore dhe pa pas nevojë për shtetet e tjera.
-
Nur-1, syri që frikëson Izraelin
Prill 25, 2020 18:02Të enjten, më 23 prill, Komandanti i Përgjithshëm i Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), Gjeneral Haxhizade tregoi se si sateliti i parë ushtarak iranian, Nur, i cili është në orbitë që prej tre ditësh, kishte arritur të anashkalojë inteligjencën amerikane dhe izraelite.
-
Sateliti Nur; shfaqja e forcës së Gardës Revolucionare në sektorin e hapësirës
Prill 23, 2020 02:43Sateliti i parë ushtarak i Republikës Islamike të Iranit u lëshua me sukses nga Forcat Ajrore dhe Hapësinore të Gardës Revolucionare Islamike me qëllim mbrojtjen dhe paqen.
-
Gjeneral Salami: Çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi me forcë
Prill 23, 2020 09:45Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se siguria e Gjirit Persik është pjesë e strategjive të sigurisë së Iranit dhe çfarëdo lloj kërcënimi në këtë rajon, do t’i përgjigjemi në mënyrë të prerë dhe të menjëhershme.
-
Forcat iraniane neutralizojnë përpjekjet e grupeve të armatosura për të hyrë në territorin e Iranit
Prill 23, 2020 09:19Komandanti i forcave kufitare të sigurisë së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për neutralizimin e përpjekjeve të trafikantëve dhe grupeve të armatosura për të hyrë në kufijtë juglindor të Iranit.
-
Pasqyrimi global i lëshimit me sukses të satelitit iranian Nur
Prill 22, 2020 18:04Shumica e mediave kryesore botërore, të tilla si Reuters, France Press, Rusia Al-Youm, Euronews, New York Times dhe Al Jazeera etj, mbuluan gjerësisht vendosjen në orbitë të satelitit të parë ushtarak të Republikës Islamike të Iranit, duke e cilësuar atë si një arritje të shkëlqyeshme për Iranin.
-
Merren sinjalet e para nga sateliti Nur
Prill 22, 2020 15:49Korpusi i Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) të Mërkurën ka lëshuar me sukses satelitin e parë ushtarak të vendit dhe e ka vendosur në orbitë.
-
Surpriza satelitore e Iranit
Prill 22, 2020 15:21Pasi zbuloi tre dronë luftarakë dhe zbulues me një rreze veprimi 1500 km, dhe më pas vënien në shërbim të dy super radarëve të aftë për të skanuar qiellin e rajonit dhe për të zbuluar veprimin më të vogël armiqësor, sot u realizua një tjetër arritje që i tejkalon të gjithë të tjerët: Irani lëshoi satelitin e tij të parë ushtarak.
-
Gjeneral Salami: Dërgimi me sukses i satelitit “Nur”, ka ngritur fuqinë mbrojtëse të Iranit
Prill 22, 2020 08:29Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit bëri të ditur dërgimin me sukses të satelitit “Nur” me disa funksione nga ana e Republikës Islamike të Iranit dhe theksoi se dërgimi me sukses i satelitit “Nur”, ka ngritur kapacitete dhe dimensione të reja të fuqisë mbrojtëse të Iranit.