-
Ministri i jashtëm iranian bisedon me homologun e tij libanez dhe deklaron gatishmërinë e Teheranit për dërgimin e ndihmave në Bejrut
Gusht 05, 2020 10:49Ministri i Republikës Islamike të Iranit gjatë një bisede telefonike me ministrin e jashtëm të Libanit, ka deklaruar gatishmërinë e Teheranit për ofrimin e ndihmës në kuadër të nevojave të domosdoshme, infrastrukturore dhe gjithashtu nevojave emergjente sidomos në fushën e humanitare.
-
Irani i gatshëm për të ndihmuar Libanin në çfarëdo mënyre të nevojshme
Gusht 05, 2020 03:04Menjëherë pas një shpërthimi masiv që tronditi kryeqytetin libanez Bejrut, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka shprehur gatishmërinë e plotë të Iranit për të dhënë çdo ndihmë të nevojshme.
-
Zarif: Llogaritjet e gabuara të fuqive të mëdha shkaku kryesor i rritjes së ekstremizmit në Azinë Perëndimore
Gusht 03, 2020 19:04Ministri i Jashtëm i Iranit tha se llogaritjet e gabuara dhe gabimet madhore të bëra nga fuqitë e mëdha të botës gjatë dekadave të fundit janë shkaku kryesor i rritjes së ekstremizmit në rajonin e Azisë Perëndimore.
-
Zarif: Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të mendojnë për stabilitetin rajonal
Gusht 02, 2020 17:43Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif theksoi se në rrethanat ekzistuese Republika Islamike dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të përpiqen të forcojnë bashkëpunimin dypalësh dhe stabilitetin në rajon.
-
Zarif takohet me kryetarin e komisionit për marrëdhënie të jashtme të Dumasë së Rusisë
Gusht 02, 2020 10:44Kryetari i komisionit për marrëdhënie të jashtme të Dumasë së Rusisë është takuar dhe ka biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit.
-
Perëndimi të heqë dorë nga mbështetja e terroristëve
Gusht 02, 2020 06:21Irani është përplasur me vendet perëndimore për shkak të financimit dhe strehimit të terroristëve nga ana e tyre, duke thënë se strehët e sigurta të parashikuara për këto grupe në SHBA dhe Evropë u kanë dhënë atyre një platformë për organizimin e vrasjes së civilëve të pafajshëm.
-
Zarif: Rendi modern botëror i post-koronavirusit nuk do të jetë i tipit perëndimor
Korrik 27, 2020 17:38Ministri i Jashtëm i Iranit tha se rendi i ri botëror, i cili do të shfaqet pas pandemisë vdekjeprurëse të koronavirusit, nuk do të jetë i tipit perëndimor.
-
Zarif: "Veprimet e jashtëligjshme duhet të ndalen para katastrofës"
Korrik 24, 2020 15:50Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif ka denoncuar Shtetet e Bashkuara për shantazhimin e një aeroplani civil iranian mbi Siri dhe rrezikimin e jetës së civilëve, duke thënë se qeveria amerikane duhet të respektojë ligjet ndërkombëtare për të parandaluar më shumë fatkeqësi.
-
Zarif: Amerika është kthyer në rebel dhe shkelës ligji
Korrik 23, 2020 03:40"Shtetet e Bashkuara janë bërë përfundimisht një shtet rebel dhe shkelës i ligjit", tha ministri i Jashtëm iranian për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik.
-
Zarif: Kisha bisedime konstruktive me autoritetet e larta të Rusisë
Korrik 22, 2020 13:00Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka njoftuar se gjatë vizitës në Rusi, ka biseduar një orë me telefon me presidentin e Rusisë dhe ka theksuar: "Gjatë kësaj vizite i kam dorëzuar presidentit rus mesazhin special të presidentit të Republikës Islamike të Iranit në lidhje me situatën në marrëveshjen bërthamore dhe disa çështje bilaterale".