Cristiano Ronaldo rezulton pozitiv me COVID-19
Tetor 13, 2020 19:14 Europe/Tirane
Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitivisht për COVID-19, tha të Martën Federata e Futbollit e Portugalisë në një deklaratë në faqen e saj.
Sulmuesi 35-vjeçar i Juventusit do të humbasë ndeshjen e së Mërkurës në Ligën e Kombeve të UEFA-s kundër Suedisë, por është "mirë, nuk ka simptoma dhe është në izolim", tha federata. Federata e Futbollit e Portugalisë shtoi se pjesa tjetër e skuadrës së Portugalisë i ishte nënshtruar testeve si rezultat i gjendjes së Ronaldos dhe të gjithë lojtarët kishin rezulttuar negativ dhe do të ishin në dispozicion për ndeshjen me Suedinë.
Tags