Maqedonia e Veriut shokon Italinë, e lë jashtë Kampionatit Botëror
(last modified Fri, 25 Mar 2022 06:04:40 GMT )
Mars 25, 2022 07:04 Europe/Tirane
  • Maqedonia e Veriut shokon Italinë, e lë jashtë Kampionatit Botëror

Maqedonia e Veriut ka bërë një nga befasitë më të mëdha në histori, duke e lënë Italinë jashtë Kampionatit Botëror, pasi fituan me rezultat 1-0.

Italia edhe pse dominoi dhe kishte disa raste, nuk ia arriti të shënojë në pjesën e parë. Edhe në pjesën e dytë Italia kishte më shumë nga loja. Kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime, në skenë doli Aleksandar Trajkovski që më një goditje të fuqishme nga distanca shënoi për 1-0. Italia mbetet kështu jashtë Kampionatit Botëror, duke u eliminuar në play-off. Trajneri i i Italisë, Roberto Mancini, ka folur në konferencën për shtyp duke thënë: “Nuk di çfarë të them, ky është shumë më tepër se një zhgënjim, diçka e pabesueshme ka ndodhur sonte. Ne e merituam të fitonim, të ishim në Kupën e Botës, por fati nuk ishte në anën tonë sot”. Një pjesë e publikut kërkuan menjëherë dorëheqjen e trajnerit, por ai nuk pranoi të jepte një koment konkret për të ardhmen e tij. Në ndeshjet e tjera Portugalia ka arritur të mposhtë Turqinë me rezultat 3-1 në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit. Suedia mposhti Republikën e Çekisë me rezultatin 1-0 të enjten mbrëma në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit. Loja e rregullt e këtij dueli u mbyll pa gola dhe shkoi në vazhdime. Goli i fitores edhi nga Robin Quaison në minutën e 110-të, i cili mori një asistim të mirë Alexandre Isak. Uellsi ka mposhtur Austrinë me rezultat 2-1 për të shkruar në finale të play-offit të Kampionatit Botëror. Gareth Bale realizoi një gol fantastik nga goditja e lirë në minutën e 25-të.

 

Tags