Mbetjet e Anijes së Nuhut ndodhen në Iran?
Pllaka prej druri të ngurtësuara u gjetën në malin Froni i Solejmanit në Iran.
Një grup studiuesish nga, Instituti i Kërkimeve dhe Eksplorimit 'Arkeologjia Biblike' thanë se pjesët e gjetura në malin Froni i Solejmanit në perëndim të Iranit ka gjasa të jenë pjesët e Anijes së Profetit Nuh (as). Anija e Nuhut është emri i një anijeje të përmendur në shkrimet e shenjta të feve Ibrahimiane. Sipas tregimeve, Profeti Nuh e ndërtoi anijen me urdhrin e Perëndisë për të shpëtuar veten, familjen e tij, ata që besonin në të, dhe për të shpëtuar një mostër të çdo kafshe nga pasojat e përmbytjes së madhe. Sipas Tevratit dhe Biblës, Profeti Nuh u urdhërua nga Jehovai (Allahu në Kur'an) të ndërtonte një anije të madhe dhe ndërtimi i saj zgjati shumë vite. Anija duhej të ishte aq e madhe, sa që përveç njerëzve (të afërm dhe pasues të Nuhut), të gjitha llojet e kafshëve, do të vendoseshin në anije në mënyrë që pas përfundimit të Përmbytjes së Madhe, të mundësohej mbijetesa në Tokë. Pas Përmbytjes së Madhe, Anija e Nuhut u ndal në majën e malit Ararat. Disa arkeologë ende vazhdojnë të kërkojnë mbetjet e kësaj anijeje.