Vdes trajneri legjendar kroat i Persepolisit
Dhjetor 24, 2018 19:21 Europe/Tirane
Ish-trajneri i ekipit të Persepolisit të Iranit, Stanko Puklepovic, i cili u bë dy herë kampion i i Iranit, vdiq sot në moshën 80-vjeçare.
Stanko, i cili për një kohë të gjatë vuajti nga një sëmundje e veshkave, vdiq mëngjesin e ditës së sotme. Ai ishte një nga trajnerët më t suksesshëm ë të huaj në historinë e klubit Persepolis dhe për dy vjet rresht fitoi kampionatin iranian me të kuqtë e kryeqytetit. Stanko ka lindur më 1938 në Split, Kroaci, dhe ka luajtur me ekipe të ndryshme të futbollit. Ai për herë të parë në vitin 1984 zgjodhi për të udhëhequr skuadrën Hajduk Split dhe ishte trajner i këtij ekipi deri në vitin 2010.