Zbulimi i kampit 2500 vjeçar të ushtrisë iraniane në Palestinë
Arkeologët duke shqyrtuar mbetjet e lashta të kodrës Tel Kison në territorin historik palestinez, kanë zbuluar një kamp ushtarak 2500 vjeçar, i cili i ka qenë në posedim të ushtrisë iraniane.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, bazuar në një artikull të gazetës izraelite Haaretz, Rreth 2,500 vjet më parë, Perandori iranian Kambizi i dytë (Cambyses II) e përqendroi ushtrinë persiane në Palestinë duke u përgatitur për një sulm gjithëpërfshirës në Egjipt. Sipas gazetës Haaretz, arkeologët tani besojnë se kampi i zbuluar në veri të Palestinës, ishte pika e fillimit të sulmit të mbretit të dinastisë Akamenide kundër Egjiptit. Ndër zbulimet e rajonit Tel Kison ka objekte dhe mbetje që datojnë që nga periudha e Perandorisë persiane. Tel Kisson është një kodër me një lartësi prej 28 metrash në qendër të fushës bregdetare Akka. Haaretz raporton se faktet tregojnë se Cambyses II ishte duke përgatitur ushtrinë e tij nga viti 530 p.e.s. në Tel Kison para se të pushtojë Egjiptin. Cambyses II, ishte mbreti Akamenid, dhe iniciatori i dinastisë së 27-të të Egjiptit dhe biri i mbretit persian Kuroshi i Madh. Në vitet pas arritjes në pushtet, Cambyses II kaloi pjesën më të madhe të kohës duke u përgatitur për fushatën kundër Egjiptit dhe në vitin 525 p.e.s, brenda 10 ditëve pushtoi Egjiptin.