Disa forca ushtarake të Amerikës largohen nga verilindja e Sirisë
Ushtria e Amerikës ka larguar disa ushtarë dhe pajisjeve ushtarake nga pjesa verilindje të Sirisë.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se ushtria e Amerikës rreth 50 ushtarë dhe një sasi të pajisjeve dhe automjeteve ushtarake i ka larguar nga baza e paligjshme e vet në rrethinën e qytetit Al-Malekije në verilindje të provincës Al-Hasake të Sirisë dhe nëpërmjet korridorit të paligjshëm ALValid dhe i ka transferuar në rajonin e Kurdistanit të Irakut.
Largimi i forcave ushtarake të Amerikës nga Siria bëhet në kohën kur protestat qytetare kundër pranisë së pushtuesve amerikanë në verilindje të Sirisë kanë vazhduar gjatë javëve të kaluara.
Nga ana tjetër, burimet lokale në provincën Dejrul-Zur në lindje të Sirisë kanë thënë se Sa’id Al-Ahmed Al-Jasin, pjesëtar i forcave militante të Sirisë, është vrarë nga disa persona të armatosur.