SHBA humbin një dron në Nineva
Një dron amerikan u rrëzua në provincën Nineva në veri të Irakut.
Ky dron amerikan ishte rrëzuar në rajonin Taklif të provincës Nineva, raportoi faqja libaneze Al-Ahed News. Mediat irakiane ende nuk kanë komentuar mbi misionin e dronit ose shkakun e këtij incidenti. Në fakt, disa dronë amerikanë janë vënë në shënjestër javët e fundit në Nineva si dhe në al-Anbar ku forcat irakiane janë duke përforcuar operacionet e spastrimit kundër mbeturinave të ISIS. Guvernatori i al-Anbar, njoftoi se kjo provincë ishte pastruar plotësisht nga prania e terroristëve. Sic raportohet nga faqja irakiane Al-Sumaria News, Al-Dulaimi tha se mbetjet e ISIS të vendosura në shkretëtirë dhe zona bujqësore ndonjëherë sulmonin forcat e armatosura irakiane dhe civilët.