Kuvajt, vritet një ushtar amerikan plagosen dy të tjerë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102872-kuvajt_vritet_një_ushtar_amerikan_plagosen_dy_të_tjerë
Të martën, 12 janar, ushtria amerikane njoftoi se një nga ushtarët e saj ishte vrarë dhe dy të tjerë u plagosën në Kuvajt.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 12, 2021 16:29 Europe/Tirane
  • Kuvajt, vritet një ushtar amerikan plagosen dy të tjerë

Të martën, 12 janar, ushtria amerikane njoftoi se një nga ushtarët e saj ishte vrarë dhe dy të tjerë u plagosën në Kuvajt.

Sipas uebfaqes ushtarake Military, koloneli Armando Hernandez, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së, në një deklaratë pretendoi se ushtari u vra në një aksident me makinë. Ushtria amerikane për arsye sigurie nuk e ka publikuar ende identitetin e ushtarit të vrarë. Sipas raportit, dy ushtarakë të tjerë amerikanë u plagosën gjithashtu në incident. Koloneli Hernandez thotë se dy ushtarët e plagosur janë në gjendje të mirë shëndetësore. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë incident. Zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA-së tha se ishte duke u zhvilluar një hetim. Incidenti vjen pasi një oficer i lartë i Forcave Ajrore të SHBA me emrin Jason Kiafan u vra në Kuvajt në Shtator. Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara pretenduan se ky ushtarak u vra në një aksident me makinë jashtë Bazës Ajrore  al-Salem.