Koalicioni Al-Fat’h: Forcat amerikane duhet të largohen nga Iraku
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i104908-koalicioni_al_fat’h_forcat_amerikane_duhet_të_largohen_nga_iraku
Koalicioni Al-Fet’h i Irakut duke theksuar largimin e forcave amerikane nga Irakut, ka vlerësuar se ky veprim është e vetmja rrugë për të mbrojtur jetën e forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 02, 2021 10:13 Europe/Tirane
  • Koalicioni Al-Fat’h: Forcat amerikane duhet të largohen nga Iraku

Koalicioni Al-Fet’h i Irakut duke theksuar largimin e forcave amerikane nga Irakut, ka vlerësuar se ky veprim është e vetmja rrugë për të mbrojtur jetën e forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut.

Kanali televiziv Al-Mejadin njoftoi se koalicioni politik Al-Fet’h i Irakut me anë të një deklarate, ka dënuar ashpër sulmin e fundit të avionëve luftarakë amerikane në rripin kufitar të Irakut dhe Sirisë dhe ka deklaruar se ky agresion ka treguar se natyra e qeverisë së Amerikës nuk ndryshon kurrë.

Koalicioni politik Al-Fet’h në këtë deklaratë ka kërkuar nga Qeveria e Irakut që të bëjë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur jetën e forcave të Hashd Sha’bi përball krimeve forcave amerikane në këtë vend.

Vlen të theksohet se avionët luftarak amerikanë të premten kanë sulmuar një rajon mes Bu Kamal të Sirisë dhe Al-Kaim të Irakut. Si pasojë e këtyre sulmeve, Hadi Al-Ameri, shefi i koalicionit Al-Fet’h të Irakut, ka deklaruar: “Avionët luftarakë të Amerikës kanë sulmuar forcat e Hashd Sha’bi të Irakut dhe pretendimet e amerikanëve se kanë sulmuar grupin e rezistencës islame të Irakut në Siri nuk janë aspak të vërteta”.