Rezistenca Islamike e Irakut: Rezistenca merr iniciativën për veprim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105410-rezistenca_islamike_e_irakut_rezistenca_merr_iniciativën_për_veprim
Zëdhënësi i lëvizjes Rezistenca Islamike “Nuxheba” e Irakut ka theksuar se grupet e rezistencën do të marrin iniciativën për veprim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2021 11:01 Europe/Tirane
  • Rezistenca Islamike e Irakut: Rezistenca merr iniciativën për veprim

Zëdhënësi i lëvizjes Rezistenca Islamike “Nuxheba” e Irakut ka theksuar se grupet e rezistencën do të marrin iniciativën për veprim.

Nasr Al-Shemri, zëdhënësi i lëvizjes Rezistenca Islamike “Nuxheba” e Irakut, të shtunën në një intervistë me agjencinë e lajmeve Fars, tha: “Duke marrë parasysh faktin se në Irak shumë lehtë mund të sigurohen armë të ndryshme, nuk është larg mendjes që disa grupe të të rinjve të ndërmarrin veprime hakmarrëse kundër interesave të Amerikës duke mos përjashtuar as ambasadën e Amerikës në Bagdad, sidomos pasi që të gjithë e dinë se kjo ambasadë nuk është vetëm ambasadë, por është strofull i djallit për spiunazh, veprime destruktive, sulme ushtarake dhe inteligjente”.

Nasr Al-Shemri shtoi: “Rezistenca gjithnjë ka shpjeguar se do të marrë iniciativën për veprim dhe posedon forcë të lartë për t’iu kundërpërgjigjur forcave pushtuese dhe interesave të tyre në Irak, madje në atë mënyrë që të garantohet parandalimi i veprimeve të armikut dhe ai të detyrohet të largohet nga Iraku i poshtëruar dhe i thyer”.

Nasr Al-Shemri gjithashtu në lidhje me motivet e forcave pushtuese amerikane për praninë e tyre në lindje të Sirisë dhe për veprimet e tyre agresore në këtë rajon, tha: “Qëllimi më i rëndësishëm i Amerikës është krijimi i korridoreve të sigurisë për lëvizjen e organizatave dhe grupeve terroriste mes kufirit të Sirisë dhe Irakut për ta prishur situatën e brendshme mes të dy vendeve dhe për të mbyllur rrugën e eksportit të naftës e gazit si dhe për të ndërprerë projektin e Rruga e Mëndafshit. Sa i përket pranisë së forcave të NATO-s në Irak, duhet thënë se prania e këtyre forcave në territorin e Irakut nuk mund të jetë jashtë dy qëllimeve. Qëllimi i parë është ky që NATO të bëhet forcë zëvendësuese për ta mbuluar largimin e forcave pushtuese amerikane dhe lidhja e përgjegjësisë së dështimit me këto forca në vend që vetëm forcat amerikane të marrin përgjegjësinë për këtë disfatë, ndërsa qëllimi i dytë tregon synimin djallëzor të Amerikës për ta ndezur gjendjen e brendshme dhe për të provokuar ndarjen territoriale dhe federalizimin e Irakut në atë mënyrë që të ruhen interesat e Amerikës dhe arrogancës botërore”.