Qeveria e Libanit: Terroristët synojnë të godasin sigurinë e vendit
Ministri i brendshëm i Libanit kanë njoftuar për ekzistimin e disa bërthamave terroriste dhe përpjekjeve të tyre për të goditur sigurinë e Libanit duke keqpërdorur çarjet dhe vrimat në sferën e sigurisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Fahmi, ministri i brendshëm i Libanit, të hënën (sot) e ka përshkruar relativisht të mirë gjendjen e sigurisë në Liban dhe ka theksuar: “Siguria e Libanit relativisht ndodhet në një gjendje të mirë, për arsye se shpresa për formimin e qeverisë së re është reflektuar në mënyrë pozitive. Pavarësisht kësaj bandat terroriste po bëjnë përpjekje që duke keqpërdorur çarjet në fushën e sigurisë në çdo rajon të Libanit, të godasin sigurinë dhe stabilitetit e vendit”.
Ministri i brendshëm i Libanit zhvillimet në qytetin Tripoli të Libanit i përshkruaj si skenar i programuar më parë dhe tha: “Unë i kuptoj protestat në Tripoli për shkaqe sociale, mirëpo ekzistojnë disa grupe të cilat po keqpërdorin këto protesta për të kryer veprime destruktive në këtë qytet”.