Vazhdojnë mosmarrëveshjet politike për formimin e kabinetit qeveritar të Libanit
Kryeministri i qeverisë në detyrë të Libanit ka theksuar se mosmarrëveshjet në lidhje me formimin e kabinetit të ri qeveritar të Libanit po vazhdojnë akoma.
Faqja informative Al Ahd njoftoi se Hasan Diab, kryeministri i qeverisë në detyrë të Libanit, sot (të dielën), ka thënë: “Qeveria e Libanit ka 9 muaj që ka dhënë dorëheqje nga përgjegjësia e saj, mirëpo mosmarrëveshjet politike në lidhje me formimin e kabinetit të ri të qeverisë gjatë gjithë këtyre muajve akoma nuk janë ndalur. Disa faktorë nuk kanë ndërmend të ndjekin një politikë e cila do të rezultojë me formimin e kabinetit të ri qeveritar. Vonesa 9 mujore në formimin e kabinetit të ri qeveritar konsiderohet një çështje e papranuar. Rivaliteti politik dhe gjithashtu disa faktorë të huaj janë prej shkaqeve kryesore dhe themelore në vonesën e formimit të kabinetit të ri të qeverisë së Libanit. Duhet pasur parasysh se Libani aktualisht është në prag të shembjes dhe kanë mbetur shumë pak burime financiare për vendin dhe më nuk ka vend për durim”.
Në Liban, pas dorëheqjes së Mustafa Diab nga emërimi në postin e kryeministrit për formimin e kabinetit qeveritar, Sa’d Al-Hariri, ish-kryeministri i këtij vendi, përsëri u emërua për formimin e kabinetit të ri qeveritar të Libanit, por akoma nuk ka arritur të formojë kabinet qeveritar të ri në Liban.