Dita Botërore e Kodsit; Zgjimi i botës islame
Sot, e Premte, 7 maj 2021 që përkon me 24 Ramazanin e vitit 1442, është Dita Ndërkombëtare e Kodsit.
E Premtja e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit është emëruar Dita Ndërkombëtare e Kodsit me iniciativën e Imam Khomeinit(ra), themeluesit të madh të Republikës Islamike të Iranit. Çështja e Palestinës është çështja më e rëndësishme në botën islame dhe ndaj saj nuk duhet të neglizhohet në asnjë moment; Prandaj, Republika Islamike e Iranit, si një udhëheqëse në mbështetjen e kombeve të shtypura të botës, vazhdon ta konsiderojë mbështetjen e kombit të shtypur të Palestinës si çështjen kryesore. Përvoja e më shumë se 7 dekadave të shtypjes historike tregon se pushtuesit e Kodsit kurrë nuk dorëzohen para të drejtave të të shtypurve dhe mënyra e vetme për t'i dhënë fund kësaj situate është vazhdimi i rezistencës dhe luftës globale për të detyruar pushtuesit që të dorëzohen përballë së drejtës ndërkombëtare dhe të pranojë parimin e vetëvendosjes të kombit të Palestinës. Çdo vit, me mbërritjen e të Premtes së fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët që agjërojnë në Iran dhe në vendet e tjera islamike manifestojnë Ditën e Kodsit duke marrë pjesë në tubime dhe marshime, të cilat këtë vit do të mbahen vetëm në hapësirën kibernetike për shkak të shpërthimit të virusit korona. Sot, Ajetollah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, do të mbajë një fjalim për kombin mysliman me rastin e Ditës Botërore të Kodsit.