Mustafa al-Kadhimi: Irani mbështet qeverinë irakiane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108066-mustafa_al_kadhimi_irani_mbështet_qeverinë_irakiane
Kryeministri irakian theksoi se iranianët kanë provuar se janë realistë ne përpjekjet e tyre dhe kanë për qëllim mbështetjen e qeverisë së Bagdadit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 10, 2021 09:39 Europe/Tirane
  • Mustafa al-Kadhimi: Irani mbështet qeverinë irakiane

Kryeministri irakian theksoi se iranianët kanë provuar se janë realistë ne përpjekjet e tyre dhe kanë për qëllim mbështetjen e qeverisë së Bagdadit.

Sipas Al Jazeera të hënën kryeministri Irakian Mustafa al-Kadhimi tha; "Irani gjithmonë ka mbështetur qeverinë Irakiane dhe ka parandaluar dobësimin e Bagdadit nga militantët".  Al-Kadhimi e ka quajtur vazhdimisht Iranin një partner strategjik për Irakun dhe e vlerësoi mbështetjen e Iranit në luftën kundër ISIS. Al-Kadhimi gjithashtu dënoi krimet e Izraelit kundër popullit palestinez dhe ndalimin e myslimaneve nga qasja në vendet e tyre të shenjta dhe shtoi se për Irakun normalizimi i marrëdhënieve nuk është pranueshëm nëse ajo nuk çon në realizimin e të drejtave të popullit Palestinez.  Kodsi i pushtuar dhe disa qytete të tjera palestineze kanë qenë dëshmitarë të përplasjeve midis milicëve sionistë, demonstruesve dhe besimtarëve palestinezë në ditët e fundit, të cilët janë ngritur në protesta kundër krimeve të vazhdueshme të regjimit sionist.