URWA: Izraeli nuk po lejon dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza
(last modified Wed, 19 May 2021 13:36:16 GMT )
May 19, 2021 15:36 Europe/Tirane
  • URWA: Izraeli nuk po lejon dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza

Agjencia UNRWA e Kombeve të Bashkuara me anë të një deklarate, ka deklaruar se regjimi sionist nuk po lejon dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës nëpërmjet korridorit Kerem Abu Salem.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se agjencia UNRWA e Kombeve të Bashkuara në deklaratën e vet dhe në bazë të të drejtave ndërkombëtare, ka kërkuar nga Tel Avivi që sa më shpejtë t’i lejojë punonjësit e kësaj agjencie që të hyjnë në Rripin e Gazës për të dërguar ndihma humanitare në këtë rajon.

Në bazë të kësaj deklarate, pavarësisht nevojës së madhe të popullatës palestineze në Gaza për ndihma, regjimi sionist nuk ka lejuar agjencinë UNRWA të dërgojë ndihma humanitare dhe emergjente për të ndihmuar qytetarët palestinezë në Rripin e Gazës sidomos për personat që po përballen me rrezik më të madh siç janë grat shtatzëna dhe fëmijët si dhe personat me nevoja speciale, për raste mjekësore të rrezikshme për persona të moshuar.

Tamara Refa’i, drejtorja për komunikime strategjike të agjencisë UNRWA, deklaroi: “Kjo agjenci po pret që të lëshohet leja sa më shpejtë për hyrjen e ndihmave humanitare ndërkombëtare në Rripin e Gazës.

Asambleja e Përgjithshëm e OKB shumë herë ka kërkuar nga vendet anëtare të OKB që të bashkëpunojnë plotësisht me OKB në raste të situatave të jashtëzakonshme ose shpërthimit të konflikteve të armatosura në mënyrë që ndihmat humanitare të hyjnë në mënyrë të sigurt në rajonet e përfshira nga lufta.

Tags