Hassan Diab: Ruaj Libanin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109200-hassan_diab_ruaj_libanin
Duke iu referuar krizës së rëndë financiare në vend dhe mungesës së një qeverie, kryeministri i Qeverisë Libaneze u bëri thirrje vendeve mike dhe vëllazërore për të shpëtuar vendin para se të jetë tepër vonë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 03, 2021 03:44 Europe/Tirane
  • Hassan Diab: Ruaj Libanin

Duke iu referuar krizës së rëndë financiare në vend dhe mungesës së një qeverie, kryeministri i Qeverisë Libaneze u bëri thirrje vendeve mike dhe vëllazërore për të shpëtuar vendin para se të jetë tepër vonë.

Sipas agjencisë së lajmeve Al-Nashra, Kryeministri libanez Hassan Diab të mërkurën në mbrëmje tha se pavarësisht nga fakti se kanë kaluar 300 ditë nga dorëheqja e qeverisë, zhvillimet politike vazhdojnë të injorojnë interesat e Libanit dhe vuajtjet e Libanit dhe parandalojnë formimin të një qeverie. Kryeministri libanez tha se sot Libani ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme që të përfundojë negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar duke e vendosur vendin në rrugën e duhur për ta nxjerrë nga kriza e rëndë;  Një krizë që i ka vënë një barrë të rëndë Libanit dhe popullit të tij. Duke iu referuar veprimeve të disa vendeve në vendosjen e një embargo të plotë ndaj Libanit dhe ushtrimin e presionit mbi të për të parandaluar mbërritjen e ndihmës së parë, Diab theksoi se të gjitha këto masa synojnë ta çojnë Libanin drejt një kolapsi të plotë. Deklaratat e Diab vijnë një ditë pasi Banka Botërore të martën parashikoi se kriza ekonomike e Lindjes së Mesme do të ishte më e keqja në 150 vjet dhe gjithashtu për këtë vit parashikoi një tkurrje prej 10 përqind të ekonomisë së Libanit.