Fillojnë përsëri protestat qytetare në Liban
Burimet informative kanë njoftuar për rifillimin e protestave nëpër qytetet e Libanit për shkak të dështimit të përpjekjeve për formimin e qeverisë së re dhe për shkak të vazhdimit të krizës ekonomike në këtë vend.
Agjencia e lajmeve Al-Arabi Al-Jadid njoftoi se njëkohësisht me vazhdimin e dështimit të përpjekjeve për formimin e qeverisë së re të Libanit, ka vazhduar rënia e vlerës së monedhës kombëtare përball dollarit dhe shumica e dyqaneve në rajone të ndryshme të këtij vendi kanë hyrë në grevë ditën e premte dhe kjo grevë ka vazhduar edhe ditën e sotme.
Farmacitë dhe barnatoret në Liban gjithashtu kanë deklaruar se për shkak të mungesës së medikamenteve në treg, nuk kanë mundësi të sigurojnë medikamente për pacientët me sëmundje të ndryshme.
Ndërkohë protestuesit në Bejrut dhe në qytetet e tjera të Libanit kanë protestuar duke djegur goma dhe kanë bllokuar disa rrugë që lidhin qytete të ndryshme të këtij vendi.
Me dhjetëra persona që kanë depozita nëpër banka gjithashtu mbledhur para Bankës Qendrore të Libanit në Bejrut dhe kanë kërkuar tërheqjen e depozitave të tyre dhe kanë hedhur slogane kundër Riad Salame, guvernatorit të Bankës Qendrore të Libanit.
Nga ana tjetër, pavarësisht kësaj se Rajmun Ghaxhar, ministri i energjisë në qeverinë aktuale të Libanit, ka deklaruar se aktualisht Libani posedon karburante vetëm për një javë deri në dhjetë ditë, stacionet e karburanteve në Liban që nga dje janë përballur me radhë të gjatë të qytetarëve.