Haniyeh: Ne kemi marrëdhënie të mira me Iranin dhe Hezbullahun
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110268-haniyeh_ne_kemi_marrëdhënie_të_mira_me_iranin_dhe_hezbullahun
Kreu i byrosë politike të Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas) theksoi marrëdhëniet e mira me Iranin dhe Hezbullahun në Liban.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 24, 2021 04:59 Europe/Tirane
  • Haniyeh: Ne kemi marrëdhënie të mira me Iranin dhe Hezbullahun

Kreu i byrosë politike të Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas) theksoi marrëdhëniet e mira me Iranin dhe Hezbullahun në Liban.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Ismail Haniyeh", i cili ka udhëtuar në Mauritani në krye të një delegacioni të nivelit të lartë, në një takim me zyrtarë të këtij vendi tha: "Natyrisht, marrëdhëniet tona me Iranin dhe me Hezbullahun janë gjithashtu të mira dhe këto marrëdhënie janë brenda kuadrit të marrëdhënieve strategjike. Ismail Haniyeh gjithashtu iu referua mbështetjes së Iranit për Hamasin dhe tha se mbështetja e Iranit për rezistencën palestineze është e gjerë dhe kjo mbështetje bëhet pa ndonjë pritje ose kusht. Të hënën në mëngjes, Haniyeh mbërriti në kryeqytetin e Mauritanisë, Nouakchott, me ftesë zyrtare të zyrtarëve të këtij vendi ku u takua me Presidentin Mohammed Walid Sheikh Al-Ghazëani. Haniyeh të Dielën në mbrëmje përfundoi një udhëtim pesë-ditor në kryeqytetin e Marokut, Rabat. Delegacioni i Hamasit udhëtoi në atë vend me ftesë zyrtare të Partisë Marokane për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila kryeson koalicionin qeverisës. Atje ai u takua me zyrtarë qeveritarë dhe drejtues të partive politike dhe institucioneve qeveritare dhe jo-qeveritare.