Tërheqja e ushtrisë amerikane; Parakusht për sigurinë në Azinë Perëndimore
Prania ushtarake amerikane në Azinë Perëndimore ndër vite ka përkeqësuar situatën e sigurisë në rajon, përfshirë atë në Afganistan, Irak dhe Siri, si dhe është bërë shkak për krijimin e tensioneve etnike dhe shfaqjen e grupeve terroriste në rajon.
Një pjesë e rëndësishme e këtyre ndërhyrjeve u zhvilluan në Irak pas pushtimit të këtij vendi. Të Dielën, Gjeneral Major Hussein Salami, Komandant i Përgjithshëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, u takua me Fateh al-Fayadh, komandant i Mobilizimit Popullor të Irakut (Hashd Shaabi), ku vlerësoi rolin strategjik të rezistencës në Irak në fitoren e popullit mbi ISIS -in dhe garantimin e sigurisë dhe stabilitetit. Gjeneral Salami përmendi një pikë të rëndësishme në këtë drejtim dhe tha; Rezistenca që u formua në Irak i ka dobësuar dhe lodhur amerikanët dhe duke i rritur kostot e tyre, i ka vënë mes dy të zgjedhjeve ose të dëmtohen nëse qëndrojnë dhe ose të mposhten nëse largohen nga Iraku. Komandanti i Përgjithshëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike theksoi; Ne jemi mbështetësit tuaj në frontin e rezistencës dhe në vazhdimin e kësaj beteje të madhe dhe shpresojmë që rezoluta e Asamblesë Kombëtare të Irakut për tërheqjen e trupave amerikane nga ky vend do të zbatohet praktikisht dhe me efikasitet, që Iraku të jetë i pavarur , i fuqishëm dhe i sigurt pa pushtuesit. Përveç zvogëlimit të kërcënimeve të sigurisë, tërheqja e trupave amerikane nga rajoni do të çojë në rifillimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal; Por është ende e paqartë deri në çfarë mase Shtetet e Bashkuara, Britania dhe aktorët e tjerë të huaj janë të gatshëm të largohen nga rajoni. Një nga shenjat dalluese të pranisë në rritje të trupave të huaja në rajon është se është jashtëzakonisht e vështirë që ata të heqin dorë nga kërkesat e tyre të paligjshme. Prandaj amerikanët janë të prirur që të vazhdojnë ndërhyrjen e tyre ushtarake në rajon duke i ndarë aktorët rajonalë në vende të mira dhe të këqija; Por ky cikël tendencioz po përfundon sepse rezistenca ka qenë në gjendje të zhvendosë ekuacionet e sigurisë dhe ato ushtarake në Azinë Perëndimore në dobi të kombeve të shtypura. Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, në dhjetor 1998 deklaroi: Prania e tyre në këtë rajon dhe kudo tjetër në botë nuk ka pasur rezultat tjetër përveç luftës, përçarjes, trazirave, shkatërrimit dhe degradimit të infrastrukturës. Ata dëshirojnë dhe insistojnë në të njëjtin korrupsion dhe shkatërrim për Iranin e dashur dhe Republikën Islamike dhe çështja e negociatave dhe ulja në tryezë është pretekst i atyre ndërhyrjeve dhe prezencave, kështu që prania amerikane në rajon duhet të marrë fund. Instituti Kërkimor Quincy pranon luftën dhe ndërhyrjen amerikane nën pretekstin e luftimit të terrorizmit dhe thotë se këto politika ndërhyrëse ushtarake jo vetëm që nuk arritën të çrrënjosin ideologjitë takfiriste dhe të zhdukin tensionet etnike dhe sektare, por sot Afganistanit i mungon demokracia dhe zhvillimi, madje edhe një qeverie qendrore e unifikuar. Iraku gjithashtu hyri në një cikël tendencioz të riprodhimit të dhunës së brendshme që nuk ishte kurrë e nevojshme. Kjo rrjedhë nuk përputhet me kostot e tepruara të Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim. Katër vitet e Trump në Shtëpinë e Bardhë kanë destabilizuar edhe më tej rajonin e Azisë Perëndimore. Mbështetja e tij e hapur për Izraelin e bëri Shtëpinë e Bardhë të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër sigurisë rajonale. Tani është koha për t'iu përgjigjur agresorëve dhe të huajve në rajon.