Mikati: Formimi i qeverisë së re të Libanit është afër
Kryeministri i emëruar i Libanit ka bërë të ditur se formimi i qeverisë së re të Libanit është afër.
Agjencia e lajmeve Al-Nashre njoftoi se Naxhib Mikati, kryeministri i emëruar për formimin e kabinetit të ri qeveritar të Libanit, ka thënë: “Nuk mund të zgjatet më shumë se kaq procesi për formimin e kabinetit qeveritar. Për shkak të rrethanave të veçanta që po mbretërojnë në vend, nuk lejohet të humbet kohë dhe shpresojmë se nëpërmjet rrugës së bashkëpunimit me Mishel Aun, presidentin e Libanit, çdo gjë do të shkojë mbarë në procesin e formimit të qeverisë”.
Mikati duke thënë se synon të formojë një qeveri e cila do të mund të ndihmojë qytetarët libanezë, në lidhje me ndarjen e posteve të ministrive ka thënë: “Derisa është e mundur do të bëjmë përpjekje që ministrit të vendosen në dispozicion të funksionarëve të merituar dhe nëse një person nuk e meriton të marrë drejtimin e një ministrie, natyrisht se nuk do të zgjidhet”.