Mikati: Formimi i qeverisë së re të Libanit është afër
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i112942-mikati_formimi_i_qeverisë_së_re_të_libanit_është_afër
Kryeministri i emëruar i Libanit ka bërë të ditur se formimi i qeverisë së re të Libanit është afër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 16, 2021 10:17 Europe/Tirane
  • Mikati: Formimi i qeverisë së re të Libanit është afër

Kryeministri i emëruar i Libanit ka bërë të ditur se formimi i qeverisë së re të Libanit është afër.

Agjencia e lajmeve Al-Nashre njoftoi se Naxhib Mikati, kryeministri i emëruar për formimin e kabinetit të ri qeveritar të Libanit, ka thënë: “Nuk mund të zgjatet më shumë se kaq procesi për formimin e kabinetit qeveritar. Për shkak të rrethanave të veçanta që po mbretërojnë në vend, nuk lejohet të humbet kohë dhe shpresojmë se nëpërmjet rrugës së bashkëpunimit me Mishel Aun, presidentin e Libanit, çdo gjë do të shkojë mbarë në procesin e formimit të qeverisë”.

Mikati duke thënë se synon të formojë një qeveri e cila do të mund të ndihmojë qytetarët libanezë, në lidhje me ndarjen e posteve të ministrive ka thënë: “Derisa është e mundur do të bëjmë përpjekje që ministrit të vendosen në dispozicion të funksionarëve të merituar dhe nëse një person nuk e meriton të marrë drejtimin e një ministrie, natyrisht se nuk do të zgjidhet”.