Libani formon qeverinë pas një ngërçi 13-mujor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i113974-libani_formon_qeverinë_pas_një_ngërçi_13_mujor
Udhëheqësit libanezë kanë rënë dakord për një qeveri të re pas një bllokimi 13-mujor që e detyroi vendin të përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe financiare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 10, 2021 15:22 Europe/Tirane
  • Libani formon qeverinë pas një ngërçi 13-mujor

Udhëheqësit libanezë kanë rënë dakord për një qeveri të re pas një bllokimi 13-mujor që e detyroi vendin të përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe financiare.

Kryeministri i caktuar Naxhib Mikati dhe Presidenti Michel Aun nënshkruan një dekret për formimin e qeverisë në prani të Nabih Berri, kryetarit të parlamentit, njoftoi të Premten zyra presidenciale. Mikati, një ish -kryeministër, u zotua se nuk do të lërë asnjë gur pa lëvizur për të shpëtuar vendin. "Ne do të përdorim çdo sekondë për të thirrur organet ndërkombëtare dhe për të siguruar nevojat themelore të jetës së përditshme," tha ai. Mikati u caktua për të formuar një qeveri të re në korrik pasi ish-i emëruari për kryeministër, Saad Hariri, dha dorëheqjen si rezultat i një ngërçi politik nëntë mujor. Lista e ministrave të Mikatit përfshin shumë teknokratë. Grupet politike libaneze që prej 13 muajsh nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre dhe të formojnë një qeveri. Banka Botërore e ka quajtur krizën e Libanit një nga depresionet më të këqija të historisë moderne, duke e renditur atë ndër tre krizat më të këqijat në botë që nga mesi i viteve 1800 për sa i përket efektit të saj në standardet e jetesës. Monedha e vendit ka humbur më shumë se 90% të vlerës së saj që nga vjeshta 2019, dhe më shumë se gjysma e popullsisë është lënë pa punë pasi bizneset janë mbyllur. Kriza lidhet kryesisht me sanksionet që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i kanë vendosur Libanit, si dhe me ndërhyrjen e huaj në punët e brendshme të Libanit.