Ushtria siriane sulmon pozicionet e terroristëve në Idlib
Tetor 01, 2021 16:31 Europe/Tirane
Forcat e ushtrisë së Sirisë ka sulmuar pozicionet e terroristëve takfirist të ISIS në provincën Idlib.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se forcat e ushtrisë së Sirisë sot (të premten) gjatë operacioneve të reja kundër terroristëve në provincën Idlib në veriperëndim të këtij vendi, ka sulmuar disa pozicione të terroristëve.
Në këto operacione, ushtria siriane ka përdorur artilerinë kundër pozicioneve të terroristëve në rajonet Safuhan, Al-Fatira dhe Kansafre.
Si pasojë e këtyre sulmeve, janë vrarë disa terroristë të ISIS dhe janë plagosur disa të tjerë.
Burimet informative ditën e kaluara kanë njoftuar për vrasjen dhe plagosjen e 11 terroristëve në provincën Al-Hasake në verilindje të Sirisë.
Tags