Arabia Saudite: Riadi ka seriozitet për bisedimet me Teheranit
Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite deklaroi se vendi i tij ka seriozitet për bisedimet me Republikën Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Fejsal bin Farhan, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, në një intervistë me gazetën “Financial Times”, ka njoftuar për progresin e shënuar në bisedimet dypalëshe me Iranin. Fejsal bin Farhan vuri në dukje vazhdimin e bisedimeve dypalëshe mes Riadit dhe Teheranit dhe tha: “Arabia Saudite kërkon vendosjen e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimeve me Iranin në të gjitha fushat”.
Sipas gazetës “Financial Times”, Arabia Saudite është duke shqyrtuar kërkesën e Iranit për rihapjen e konsullatave dhe zyrës përfaqësuese për Organizatën për Bashkëpunim Islamik në Xhide.
Kanali televiziv Al Akhbarije e Arabisë Saudite gjithashtu javën e kaluara ka raportuar se bisedimet e drejtpërdrejta mes Riadit dhe Teheranit që do të rezultojnë me stabilitet më madh në rajon, po vazhdojnë akoma. Gjithashtu më parë Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite ka deklaruar se Riadi kërkon marrëdhënie të veçanta dhe të mira me Teheranin.