Liban, arrestohen disa pjesëtarë të lidhur me partinë e Samir Xha’xha’
Ushtria e Libanit ka arrestuar disa nga pjesëtarët e partisë “Al-Kuvatu Al-Lubnanije” përderisa ata mbanin pajisje ushtarake dhe armë në një prej lagjeve Xhebel të Libanit.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se një burim i lartë i ushtrisë së Libanit ka njoftuar se 8 persona të lidhur me partinë “Al-Kuvatu Al-Lubnanije” janë arrestuar që tre prej personave të arrestuar janë prej liderëve të kësaj partie dhe një person tjetër është përgjegjës për sigurinë e Samir Al-Xha’xha’ të cilët kanë marrë pjesë në projektimin dhe dislokimin e snajperistëve në lagjen Ajnu Rramanije të Bejrutit.
Sipas këtij burimi, disa prej këtyre personave kanë pranuar se kishin projektuar ngjarjet e Al-Tajune. Ushtria e Libanit gjithashtu natën e kaluar me anë të një deklarate, ka deklaruar se si pasojë e ngjarjeve të ditës së djeshme në Bejrut, janë arrestuar 9 persona në mesin e tyre edhe një shtetas sirian.