Atentanti i dështuar kundër kryeministrit irakian
(last modified Sun, 07 Nov 2021 07:27:30 GMT )
Nëntor 07, 2021 08:27 Europe/Tirane
  • Atentanti i dështuar kundër kryeministrit irakian

Kryeministri i Irakut i mbijetoi një atentatit me dron.

Sipas IRNA, kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi të dielën në mëngjes i mbijetoi një atentati nga dronët e armatosur që synonin rezidencën e tij në Zonën e Gjelbër të Bagdadit.  Një burim i sigurisë irakiane tha se al-Kadhimi ishte në rezidencën e tij në kohën e shpërthimit, por fatmirësisht nuk u dëmtua.  Në sulm u plagosën shtatë truproja të Al-Kadhimi.  “Jam mirë dhe jam në mesin e popullit tim, shyqyr Zotit dhe për hir të Irakut shkroi në Tëitter kryeministri irakian menjëherë pas sulmit.  Ai gjithashtu bëri thirrje për qetësi dhe përmbajtje.  Al-Kadhimi ka publikuar edhe një video ku deklaron se gjendja e tij është e favorshme, duke theksuar se forcat e sigurisë po punojnë fort për ndërtimin e vendit dhe se vendi nuk mund të ndërtohet me raketa dhe dronë. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, të cilin al-Kadhimi e përshkroi si "frikacak".  Ndërkohë, “Ali Shamkhani”, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha: “Tentativa për vrasjen e kryeministrit irakian është një kryengritje e re që duhet kërkuar në institutet e huaja, të cilat si dhurata për popullin e shtypur të Irakut kanë krijuar dhe mbështetur grupe terroriste, pushtimin, pasigurinë, mosmarrëveshje dhe paqëndrueshmëri. “Ne po ndjekim raportet për sulmin me dron në zyrën e kryeministrit irakian”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.  "Ky akt i hapur "terrorist", të cilin ne e dënojmë me forcë, ka qenë në zemër të Irakut," shtoi ai.

Tags