Parandalimi i komplotit terrorist të ISIS për të sulmuar Bagdadin
Organizata e Mobilizimit Popullor irakian (Hashd al-Shabi) njoftoi të enjten mbrëma se kishte penguar një komplot të terroristëve të ISIS për të sulmuar kryeqytetin, Bagdadin.
Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, Brigada e 72-të Al-Hashd al-Shabi, në një plan parandalues dhe të detajuar të inteligjencës-operacionale, kapi tre arsenale të mëdha që përmbanin armë dhe raketa në perëndim të Bagdadit dhe e pengoi ISIS-in që të përdorte këto armë për të sulmuar kryeqytetin e Irakut. Dy depo armësh të ISIS u kapën gjithashtu në provincën Anbar të Irakut që është ngjitur me provincën e Bagdadit. Provat tregojnë se lëvizjet e terroristëve të ISIS-it në Irak kohët e fundit janë forcuar me ndihmën e palëve të huaja, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara. Uday al-Khadran, një nga udhëheqësit e koalicionit Fatah, tha se pas rishfaqjes së bazave të ISIS në vend qëndron mbështetja e SHBA-së pasi se Uashingtoni dëshiron të krijojë trazira në pjesë të ndryshme të Irakut, për përfitime pas tërheqjes së SHBA-së.