Irani shkatërron grupin terrorist separatist të lidhur me regjimin izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i164244-irani_shkatërron_grupin_terrorist_separatist_të_lidhur_me_regjimin_izraelit
Forcat iraniane të inteligjencës kanë identifikuar dhe shkatërruar me sukses një grup terrorist separatist të lidhur me regjimin izraelit që po përpiqej të depërtonte në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2024 16:41 Europe/Tirane
  • Irani shkatërron grupin terrorist separatist të lidhur me regjimin izraelit

Forcat iraniane të inteligjencës kanë identifikuar dhe shkatërruar me sukses një grup terrorist separatist të lidhur me regjimin izraelit që po përpiqej të depërtonte në Iran.

Grupi terrorist synonte të nxiste trazira në rrugë dhe të kryente akte terrori dhe pasigurie ndërsa terroristët u përpoqën të hynin në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor nga rajoni Kurdistanit të Irakut, njoftoi të mërkurën agjensia e lajmeve IRNA.

Grupi po planifikonte të krijonte qeliza të reja, por u shkatërrua para se të mund të depërtonte në Iran.

Operacioni i udhëhequr nga Ministria iraniane e Inteligjencës rezultoi në vdekjen e një anëtari kryesor të këtij grupi terrorist. Dy nga bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar dhe armët e tyre janë konfiskuar.