Koalicioni Fatah falendron Iranin, martirin Soleimani dhe Hezbollahun e Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i118840-koalicioni_fatah_falendron_iranin_martirin_soleimani_dhe_hezbollahun_e_libanit
Në përvjetorin e katërt të fitores ndaj grupit terrorist ISIS, Koalicioni Fatah i Irakut vlerësoi mbështetjen dhe ndihmën e Iranit, dëshmorit Kasem Soleimani dhe të Hezbollahut libanez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Koalicioni Fatah falendron Iranin, martirin Soleimani dhe Hezbollahun e Libanit

Në përvjetorin e katërt të fitores ndaj grupit terrorist ISIS, Koalicioni Fatah i Irakut vlerësoi mbështetjen dhe ndihmën e Iranit, dëshmorit Kasem Soleimani dhe të Hezbollahut libanez.

Sipas uebsajtit të lajmeve Al-Ma'lumeh; Koalicioni Fatah i Irakut të premten lëshoi ​​një deklaratë duke uruar përvjetorin e katërt të fitores ndaj grupit terrorist ISIS në Irak, duke shtuar: “Në një ditë si kjo Iraku u çlirua, ISIS u mund dhe fitorja u gdhend në ballin e djemve heronj irakianë, duke përfshirë forcat e mobilizimit popullor dhe forcat e armatosura”. Në këtë deklaratë, koalicioni Fatah vlerësoi Ajetollah Sistanin, autoritetin suprem të shi'itëve irakianë, i cili dha një dekret për formimin e një kryengritjeje popullore, dhe familjet e dëshmorëve, të plagosurve, forcat e armatosura dhe të gjithë heronjtë që kontribuan për këtë fitore të madhe. Koalicioni Fatah gjithashtu në deklaratë theksoi: Dëshmori Abu Mehdi Al-Mohandes do të mbetet heroi i forcave të mobilizimit popullor dhe prijës i vendosur i betejave të nderit, dinjitetit dhe fitores. Koalicioni vlerësoi të gjitha palët, veçanërisht Republikën Islamike të Iranit, dëshmorin Haxh Kasem Soleimani dhe shoqëruesit e tij, si dhe vëllezërit libanezë të Hezbollahut që mbështetën Irakun dhe u solidarizuan me vuajtjet e popullit irakian deri në fitore. Më 17 nëntor 2017, forcat irakiane, me ndihmën këshilluese të Republikës Islamike të Iranit, arritën të çlirojnë qytetin Rawa në provincën Anbar (Iraku perëndimor)  që ishte baza e fundit e ISIS në Irak. Me çlirimin e këtij qyteti, praktikisht ka përfunduar sundimi  i ISIS-it në Irak.