Deklaratat e ministrit të Jashtëm saudit për miqësinë me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i120150-deklaratat_e_ministrit_të_jashtëm_saudit_për_miqësinë_me_iranin
Ministri i Jashtëm saudit përsëriti se duart e Riadit janë të shtrira për miqësinë dhe vëllazërinë me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2022 03:29 Europe/Tirane
  • Deklaratat e ministrit të Jashtëm saudit për miqësinë me Iranin

Ministri i Jashtëm saudit përsëriti se duart e Riadit janë të shtrira për miqësinë dhe vëllazërinë me Iranin.

Sipas Al-Jazeera, ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan në një konferencë për shtyp me homologun e tij jordanez Ayman Asfadi tha: Vëmendja e Iranit ndaj shqetësimeve arabe për sigurinë rajonale do të bëjë që Riadi dhe vendet arabe të arrijnë tek Teherani. Deklaratat e ministrit të jashtëm saudit vijnë pasi Irani u ka bërë propozime të qarta vendeve arabe ndër vite në lidhje me ndërveprimin dhe bashkëpunimin kolektiv për sigurinë rajonale. Ministri i Jashtëm saudit ka deklaruar tashmë se vendi i tij po i afrohet qeverisë së re iraniane dhe shpreson të shohë një përgjigje pozitive. Gati gjashtë vjet pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes Teheranit dhe Riadit, dy vendet kanë zhvilluar bisedime prej disa muajsh, të organizuara nga Bagdadi, me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve;  Në fakt, që nga fillimi i këtij viti në Bagdad janë mbajtur katër raunde bisedimesh dhe raportet zyrtare dhe jozyrtare tregojnë se bisedimet kanë qenë pozitive.