Aun: Libani nuk do të bëhet vend për llogaritë rajonale
Presidenti i Libanit ka deklaruar se shpresojmë që disa vende nuk do ta përdorin Libanin për llogaritë e tyre në mosmarrëveshjet rajonale dhe konfliktet e tyre dhe për mbështetje ndaj një grupi në dëm të një grupi tjetër.
Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Mishel Aun, presidenti i Libanit, ditën e premte në takim me diplomatët e huaj në Bejrut dhe me drejtuesit e organizatave ndërkombëtare, deklaroi: “Libani nuk është vend për ofendimin e qeverive të shteteve tuaja dhe as për të kërcënuar stabilitetin dhe sigurinë e tyre dhe nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të vendeve tuaja sidomos të vendeve arabe që na kanë mbështetur neve. Prandaj, ne vlerësojmë dhe falënderojmë të gjitha vendet të cilat na kanë mbështetur neve në këto rrethana të vështira. Disa grupe dhe faktorë politikë po e shfrytëzojnë këtë mbështetje materiale dhe njerëzore për qëllimet e tyre politike, sidomos duke marrë parasysh faktin se Libani ndodhet në prag të zgjedhjeve parlamentare”.
Mishel Aun me këtë rast ka theksuar të drejtën e Libanit për të ushtruar sovranitetin e vet mbi territorin tokësor, ujor dhe ajror të tij dhe për të shfrytëzuar burimet e tij të naftës dhe gazit dhe të drejtën për zhvillimin e negociatave për të përcaktuar kufijtë detar jugore në atë mënyrë që të mbrohen të drejtat e këtij vendi në zonat ekonomike.