Ministri i jashtëm i Kuvajtit takohet me presidentin e Libanit
Ministri i punëve të jashtme të Kuvajtit gjatë vizitë së tij në Liban, është takuar dhe ka biseduar me Mishel Aun, presidentin e Libanit.
Agjencia e lajmeve Al Nashre njoftoi se Ahmed Naser Al-Muhamed Al-Sabah, ministri i punëve të jashtme të Kuvajtit, i cili ditën e shtunë ka shkuar për një vizitë zyrtare në Liban, pas takimit me Mishel Aun, presidentin e Libanit, deklaroi: "Kam dorëzuar mesazhin tonë për krijimin përsëri të mirëbesimit mes vendeve arabe të Gjirit Persik dhe Libanit dhe jam në Bejrut duke pritur përgjigjen".
Ministri i punëve të jashtme të Kuvajtit ka thënë: "Kam sjell një mesazh të Kuvajtit, shteteve arabe të Gjirit Persik dhe institucioneve ndërkombëtare i cili përmban veprime dhe ide të propozuar për krijimin e mirëbesimit përsëri me Libanin dhe autoritetet e Libanit tani janë duke shqyrtuar atë dhe shpresojmë që së shpejti do të japin përgjigjen tonë. Ne nuk synojmë të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Libanit".
Kjo është vizita e parë e një ministri të shteteve arabe rreth Gjirit Persik në Liban që nga koha kur u krijuan tensionet në marrëdhëniet mes dy palëve për shkak të deklaratave të Xhorxh Kardanhi, ish-ministri i informimit të Libanit i cili e përshkroi të kotë dhe të padrejtë agresionin ushtarak të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit.
Ministri i jashtëm i Kuvajtit është takuar edhe me Abdullah bu Habib, ministrin e jashtëm dhe me Naxhib Mikati, kryeministrin e Libanit.