Teherani dhe Riadi kanë vullnet politik për zgjidhjen e problemeve
Ambasadori i Iranit në Bagdad vuri në dukje progresion e mirë të shënuar në bisedimet që janë zhvilluar mes Teheranit dhe Riadit dhe tha se të dy palët kanë vullnet politik për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes vete.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Iraxh Masxhidi, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Irak, në lidhje me bisedimet mes Iranit dhe Arabisë Saudite, tha: “Irani deri më tani ka zhvilluar katër raunde bisedimesh me delegacionin saudit në Bagdad dhe këto bisedime kanë shënuar përparime të mira kurse raundi i pestë i këtyre bisedimeve pritet të zhvillohet në një të ardhme të afërt. Të dy vendet kanë vullnet politik për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes vete dhe në qendër të programit tonë është kjo që të mënjanojmë mbylljen e marrëdhënieve mes të dy vendeve që ka ndodhur shumë vite më parë. Natyrisht se ky proces mund të marrë më shumë kohë, mirëpo edhe Republika Islamike e Iranit dhe Arabia Saudite janë të interesuar që të zgjidhjen mosmarrëveshjet mes vete”.