Përfaqësuesja e OKB takohet me kryeministrin e Irakut
(last modified Sun, 30 Jan 2022 13:52:55 GMT )
Janar 30, 2022 14:52 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesja e OKB takohet me kryeministrin e Irakut

Kryeministri i Irakut në takim me përfaqësuesen special të sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Irakut, ka theksuar interesimin e Bagdadit për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Sumeria News njoftoi se Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, në takim me Jeanine Plasschaert, përfaqësuesen speciale të sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Irakut, duke theksuar interesimin e Bagdadit për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe ndërkombëtare, deklaroi: “Ne jemi të interesuar për marrëdhënie të cilat garantojnë sigurinë dhe stabilitetin e Irakut dhe të rajonit dhe realizojnë zhvillimin e qëndrueshëm në favor të popullit të Irakut dhe popujve të vendeve fqinjë të Irakut”.

Jeanine Plasschaert në këtë takim theksoi qëndrimet e Bashkësisë Ndërkombëtare në mbështetje ndaj Irakut në përball me sfidat aktuale dhe zhvillimin e dialogut si një strategji për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Mustafa Al-Kadhimi dhe Jeanine Plasschaert në këtë takim gjithashtu kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë si dhe për zhvillimet e tjera dhe për procesin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes Irakut dhe OKB dhe për rrugët për të mbështetur programet e OKB-së në Irak.

Tags