Shtyhet zgjedhja e presidentit të Irakut
Zgjedhja e presidentit të Irakut është shtyrë për shkak se nuk është arritur kuota e duhur e numrit të deputetëve për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Parlamentin e këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Al-Halbusi, kryetari i Parlamentit të Irakut, sot (të martën) ka thirru seancën e Parlamentit për ta zgjedhur presidentin e shtetit, mirëpo vetëm 58 deputetë ishin të pranishëm në këtë seancë dhe deputetët e tjerë kanë bojkotuar seancën.
Sipas këtij burimi, disa deputetë të pranishëm në seancën e Parlamentit të Irakut kanë deklaruar se në rast se deri të mërkurën e ardhshëm nuk mund ta zgjedhin presidentin e shtetit, ky vendo sipas të gjitha gjasave do të futet në një vakum politik.
Koalicioni politik "Al-Fat'h" i Irakut në reagim ndaj organizimit të seancës së Parlamentit për ta zgjedhur presidentin e këtij vendi, ka thënë: "Kthimi i po atyre figurave politike të mëparshme në tre pozitat udhëheqëse të vendit konsiderohet goditje e rëndë për vullnetin e popullit të Irakut dhe për këtë arsye ata nuk do të marrin pjesë në seancë".
Lëvizja "Sadr" e drejtuar nga Mokteda Sadr gjithashtu nuk ka marrë pjesë në këtë seancë dhe e ka bojkotuar atë. Kjo seancë është organizuar në rrethana kur ditën e kaluar Gjykata Federale e Irakut ka pezulluar kandidaturën e Hushjar Zibari për shkak të ankesave të disa deputetëve.