Sulme me raketa në bazën ajrore Al-Balad në Irak
Burimet e lajmeve raportuan një sulm me raketa në bazën ajrore al-Balad në provincën Salah al-Din të Irakut.
Sipas IRNA; Të paktën pesë raketa goditën bazën ajrore Al-Balad në provincën Salah al-Din. Sipas raportit, raketat janë lëshuar ndoshta nga provinca Diyala drejt bazës ajrore Al-Balad. Nga ana tjetër, Shafaq News raportoi se në një sulm me raketa në bazën ajrore Al-Balad, është shënjestruar selia e kompanisë amerikane “Saliport Global” që i përket kompanisë amerikane Lockheed Martin. Sipas njoftimit, sulmi me raketë ka shkaktuar dëme financiare por nuk ka persona të lënduar. Deri më tani nuk janë raportuar detaje të tjera. Al-Balad është baza më e madhe ajrore në Irak, e vendosur 64 km në veri të Bagdadit e ndërtuar në vitet 1980 nga ish-Jugosllavia. Al-Balad mbulon një sipërfaqe prej 25 kilometrash katrorë dhe ka dy pista dhe 39 streha për avionë luftarakë.