Zyrtari jemenas: Koalicioni saudit nuk i përmbahet armëpushimit të Jemenit
Zëvendësministri i Jashtëm i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit kritikoi koalicionin saudit për shkelje të përsëritura dhe mosrespektim të armëpushimit.
Shkelja e armëpushimit është në rritje dhe rasti i fundit është agresioni i përhapur kundër pozicioneve të forcave jemenase në Marib, shkruan zëvendësministri i Jashtëm i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, Husein Al-Azzi, në një postim në Tëitter. Al-Azizi shtoi se deri më tani nuk është kryer asnjë fluturim drejt aeroportit Sanaa, ndërsa anijet vazhdojnë të sekuestrohen dhe të transferohen në Jizan që të inspektohen dhe t'i jepet një leje e OKB-së. Zëvendësministri i Jashtëm i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit deklaroi se të gjitha këto veprime zhvillohen nën hijen e një armëpushimi ndërkombëtar, i cili u mirëprit nga e gjithë bota. Al-Aziz theksoi se populli jemenas po përballet aktualisht me armiq që nuk respektojnë angazhimet e tyre. Lidhur me këtë, i dërguari i posaçëm i OKB-së në vend, Hans Grandberg, duke shprehur shqetësimin për shkeljet e armëpushimit në vend, theksoi se përgjegjësia për respektimin e armëpushimit është e vetë palëve.