Sanaa: Rrethimi i Jemenit duhet të përfundojë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i125452-sanaa_rrethimi_i_jemenit_duhet_të_përfundojë
Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit tha: Pavarësisht dominimit saudit mbi vendimet, procesi i paqes nuk do të shkojë askund dhe rrethimi i Jemenit duhet të përfundojë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 11, 2022 15:54 Europe/Tirane
  • Sanaa: Rrethimi i Jemenit duhet të përfundojë

Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit tha: Pavarësisht dominimit saudit mbi vendimet, procesi i paqes nuk do të shkojë askund dhe rrethimi i Jemenit duhet të përfundojë.

Një armëpushim është futur në fuqi në Jemen që nga ora 19:00 e së shtunës, më 2 prill, por koalicioni saudit e ka shkelur atë çdo ditë. Sipas Al-Mayadin të hënën, Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, Hisham Sharaf, deklaroi se zyrtarët jemenas, në një takim me Përfaqësuesin Special të OKB-së për Jemenin, Hans Grundberg, theksuan nevojën për të hequr rrethimin kundër Jemenit si një masë për vazhdimin e armëpsuhimit.  Ai tha: “Ne e mirëpresim armëpushimin, por duam zbatimin praktik të tij dhe jo vetëm komente”. Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit shtoi se bota nuk duhet të mashtrohet nga sauditët, ajo që po ndodh në Jemen është një luftë civile dhe ne jemi të rrethuar dhe po sulmohemi. Ndryshe nga pritshmëritë e sauditëve, pas shtatë vitesh agresion dhe sulme të njëpasnjëshme kundër Jemnenit, forcat e jemenase të rezistencës kanë sulmuar në brendësi të territorit saudit, veçanërisht në objektet e kompanisë gjigante të naftës Aramco. Kjo e detyroi Riadin të binte dakord për një armëpushim gjatë muajsh në muajin e shenjtë të Ramazanit me shpresën për të dalë nga këneta e luftës në Jemen. Megjithatë, ka pasur raporte për shkelje të përsëritura të armëpushimit nga sauditët. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka nisur pushtimin ushtarak të Jemenit dhe ndaj këtij vendi që nga marsi i vitit 2015ka vendosur një rrethim tokësor, detar dhe ajror. Shpërthimi i luftës nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen deri më tani ka vrarë dhe plagosur qindra mijëra jemenas dhe ka zhvendosur 4 milionë të tjerë. Agresioni ushtarak saudit ka shkatërruar gjithashtu më shumë se 85% të infrastrukturës së Jemenit, duke e lënë vendin në mungesë të madhe të ushqimit dhe ilaçeve.